Më 24 janar 1919 u nda nga jeta babai i shtetit shqiptar
Sot më 24 janar shënohen 96 vite nga ndarja nga jeta e babait të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit.
Kjo datë është kujtuar në facebook edhe nga akademiku i njohur Vasil Sofokli Tole, i cili shprehet se populli shqiptar e mban atë të gjallë: si dje, si sot, si nesër.
“Sot 24 janar, ditë vdekja e Ismail Qemalit. Populli e mban atë të gjalle: si dje, si sot, si nesër. Provë është edhe kjo vallë e kënduar e Laberisë ‘Cili je ti more burrë’, e pangjashme me asnjë tjetër, kushtuar babait të kombit: Ismail Qemal Bej Vlora!” – shkruan Tole në facebook.
Ismail Qemali u nda nga jeta më 24 janar të vitit 1919 në Peruxhia të Italisë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
