E Hënë, 2 Nëntor 2026

Me 260 mijë euro me vete, krutani tenton të hyjë në Shqipëri, por…

Policia Kufitare e Rinasit ka regjistruar një rast të rëndë të mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave në pikën e kalimit kufitar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet fjalë për G. S., 36 vjeç, banues në Krujë, i cili tentoi të hynte në Republikën e Shqipërisë, duke futur në mënyrë të paligjshme 240 000 euro, pa i deklaruar siç kërkohet nga ligji.

Policia thekson se ky rast u zbulua përmes kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, përdorimit të pajisjeve bashkëkohore, analizës së riskut dhe intervistimeve të thelluara, si dhe verifikimeve të detajuara të dokumenteve të udhëtimit.

Njoftimi i Policisë sqaron më tej se qëllimi i këtyre kontrolleve është parandalimi dhe konstimi i paligjshmërive në kufi, duke siguruar që çdo tentativë për të futur në mënyrë të fshehtë shuma të mëdha parash, do të zbulohen dhe do të procedohen ligjërisht.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Tiranës, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin G. S., për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›