E Martë, 3 Nëntor 2026

Me 40 emigrantë në bord, anija “Libra” niset nga Brindisi për në kampin e Gjadrit

Anija e Marinës “Libra” u nis nga Brindisi me 40 emigrantë për kampin e Gjadrit, qendrën e ndalimit dhe riatdhesimit të refugjatëve të ngritur nga qeveria italiane në Shqipëri.

Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në CPR të Brindizit, ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka vendosur transferimin në kampin në Shqipëri.

Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe gjykata ka vendosur qëndrimin e tyre në qendrën e pritjes së azilkërkuesve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›