E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me 8 maj PD rikthehet ne Bashkine e Tiranes

Nga Berati Berisha akuza Rames Ti akuzon pa fakte ste hap rruge. PD shnderroi Shqiperine ne lokomotiven e zhvillimit

Nga qyteti i nje mbi nje dritareve Kryeministri i vendit Sali Berisha sfidoi kundershtarin politik Edi Rama duke i bere te qarte se me 8 maj permes votes se lire demokratet do te rikthehen ne Bashkine e Tiranes.

Ne nje miting per 20-vjetorin e krijimit te deges se Partise Demokratike ne Berat Kryeministri Sali Berisha shigjetoi kryesocialistin Rama per politikat e tij klanore dhe kunder interesave te shqiptareve vetem e vetem per pushtet. Dhe pikerisht 2 dite para demonstrative te socialisteve Kryeministri Berisha iu drejtua Rames me shprehjen Une nuk te hap rrugen ty dhe shtoi se zgjedhjet lokale do te jene te shkelqyera. Berisha u shpreh se akuzat e Rames per zgjedhjet e 28 qershorit kane qene akuza te pabazuara ne fakte ndersa shtoi se ne 8 maj mazhoranca do te fitoje Tiranen dhe Beratin. Ti Edvin Rama akuzon pa fakte dhe deshmon se trillon. Ti akuzon 20 mije komisionere por i akuzon pa fakte. Hetimet behen mbi fakte. Une te garantoj ty se ne 8 maj do fitojme edhe Tiranen edhe Beratin - theksoi Kryeministri. Me pas Berisha u ndal ne momentin historik te themelimit te PD-se. Para qindra beratasve Berisha deklaroi se te gjitha ata qe themeluan PD-ne 20 vjet me pare krijuan pikerisht forcen politike qe do te shnderronte Shqiperine ne lokomotiven e zhvillimit. Duke pershendetur mbreme anetaret dhe simpatizantet demokrate ne ceremonine e 20-vjetorit te krijimit te deges se PD-se ne Berat z. Berisha vuri ne dukje se shqiptaret 20 vjet me pare nuk njihnin liri demokraci dhe ishin te vetmit qytetare te kontinentit te Evropes qe jetonin ende izolimin me te skajshem varferine me te skajshme. Sot pas 20 vitesh ne duam te ndihemi mirenjohes dhe krenare ne qe 20 vjet me pare lirine e kishim aspiraten me te pare shpirterore sollem ne Shqiperi standardet evropiane te respektimit te lirise te drejtave te njeriut dhe lirine e te berit biznes - tha Kryeministri.

Duke risjelle ne kujtese parullen E duam Shqiperine si gjithe Evropa sipas Kryeministrit shqiptaret kerkuan ti bashkoheshin Evropes ndersa sot sikunder tha Berisha eshte shtruar rruga drejt Evropes duke u dhene te drejten shqiptareve te levizin te lire neper vendet e saj. Sipas Berishes ishte Bashkimi Evropian qe duke marre kete vendim shprehu besimin ne punen e qeverise shqiptare. Ai permendi se sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe me e sigurt se kurre me pare shtoi Kryeministri duke theksuar se viti 2011 do te jete viti i arritjeve te medha dhe i sukseseve te palekundura pasi sikunder theksoi ai ne e nisem kete vit me rritje pensionesh si kurre me pare. Berisha garantoi se kete vit do te realizohen projekte te medha si ato infrastrukturore qe perfshijne Boshtin e Jugut por edhe dhjetera projekte per qytetin e Beratit. Nuk ka vend si Shqiperia - tha Kryeministri - nje vend me thesare te medha per te cilin ne do te bejme gjithcka. Ai nenvizoi me tej se sot duhet te ndjehemi me krenare pasi ne ia dolem per te permbushur objektivat kryesore kjo si aspirate e lirive dhe te drejtave tona njerezore e vlerave te qyteterimit si aspirate te interesit kombetare.
Kreu i PD-se permendi levizjen e lire pa viza dhe progreset e arritura duke i mbijetuar krizes ne saj ne saje te reformave te shkelqyera te ndermarra gjate ketyre viteve. Berisha garantoi se kete vit do te realizohen projekte te medha si ato infrastrukturore qe perfshijne Boshtin e Jugut por edhe dhjetera projekte per qytetin e Beratit.

Zgjedhjet Berisha me OSBE/ODIHR-in Garanci per standarde te larta

Kryeministri Sali Berisha garantoi dje misionin e OSBE/ODIHR-in se qeveria e tij dhe ai personalisht jane te angazhuar per te zhvilluar nje proces zgjedhor me standardet me te larta. Nga ana e tyre perfaqesuesit e ketij misioni vleresuan zgjedhjet e shkuara dhe shprehen gatishmerine per te kontribuuar ne zgjedhjet e 8 majit sipas kerkeses se Kryeministrit. Perfaqesuesit e ODIHR-it vleresuan progresin e bere ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi si dhe shprehen gatishmerine per te kontribuar me asistencen e tyre dhe pranine e tyre ne zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri Berisha priti dje Misionin e Vleresimit te Nevojave te OSBE/ODIHR-it i cili po kryen ne Shqiperi nje vizite me qellim vleresimin e nevojave per misionin e ardhshem te vezhgimit te zgjedhjeve vendore te 8 majit. Ne takim Kryeministri u shprehu mireseardhjen perfaqesuesve te ODIHR-it dhe u garantoi mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare ne permbushjen e misionit te tyre te rendesishem. Pasi vleresoi rolin e OSBE-se dhe ODIHR-it ne zgjedhjet e shkuara Kryeministri Berisha i siguroi bashkebiseduesit per angazhimin e plotet te tij personal dhe te qeverise ne perputhje me rolin qe i percakton ligji per pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standardet me te larta te OSBE-se. Ai theksoi se mazhoranca mbeshtet cdo perpjekje te mundshme per reformim dhe permiresim te procesit zgjedhor me kontributin e OSBE-se ne perputhje me rekomandimet e raportit te OSBE/ODIHR-it. Perfaqesuesit e ODIHR-it e falenderuan Kryeministrin Berisha per mikpritjen e ngrohte mbeshtetjen e dhene dhe per ftesen per vezhgim qe qeveria shqiptare i ka bere ODIHR-it. Ata theksuan se ODIHR-i e ka konstatuar dhe vleresuar progresin e bere ne zgjedhjet e fundit ne Shqiperi si dhe shprehen gatishmerine per kontribuar me asistencen e tyre dhe pranine e tyre ne zgjedhjet e ardhshme. Ne perfundim Kryeministri ftoi ODIHR-in te sillte misionin me te gjere te mundshem per vezhgimin e zgjedhjeve si kontribut per rritjen e transparences se zgjedhjeve ftese e cila u vleresua shume nga misioni i ODIHR-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›