Me aftësi ndryshe, por sfidues, nxënësit me autizëm ja kanë dalë të integrohen në shkolla

Përfshirja e fëmijëve me aftësi ndryshe në shkollat tona mbetet një sfidë, por edhe një detyrim për të ndërtuar një shoqëri të barabartë. Endri Kolaveri, nxënës i spektrit autik në gjimnazin “Qemal Stafa”, është një prej shembujve të integrimit të suksesshëm.
Unë jam Endri Kolaveri. Jam në gjimnazin “Qemal Stafa”. Eksperienca ime në këtë shkollë është shumë e bukur dhe mësuesit më ndihmojnë shumë me mësimet dhe më përfshijnë në aktivitete të ndryshme. Shoqet e mia më rrijnë pranë dhe nuk më ofendojnë, më mbështesin. Mesazhi për bashkëmoshatarët është të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të jemi të veçantë në veçantinë tonë., thot maturanti.
Përveç mësimeve, Endri është i apasionuar pas sportit dhe pjesëmarrja në aktivitete e ka ndihmuar të zhvillojë aftësitë e tij.
“Unë në not kam marrë medalje shumë të mira dhe kur u bë gara me sekonda, unë u bëra gati të filloj garën dhe kur dola i pari, fitova një medalje, duke dalë në vendin e parë. Në shkollë është më shumë basketbolli, bëj koshat, triblimet, ecjen dhe pengesat. Më shumë sociologji, sepse unë me atë mund të kap degën e sociologjisë dhe mund të shkoj në shkollën e lartë për të qenë mësues dhe nxënës.”
Në procesin e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuar në shkolla, luan një rol shumë të rëndësishëm edhe psikologia e shkollës.
Ne nuk kemi një databazë fikse se kur duhet të vijë çdo nxënës, dhe në këtë rast Endri, për t’u konsultuar. Unë e kam shumë afër dhe ne ndeshemi shpeshherë. Kur e shikoj që ka diçka që do të ma thotë, vjen dhe e diskutojmë shumë afër. Lidhjet pastaj janë edhe me mësuesen ndihmëse të Endrit, mësuesit lëndorë dhe me nxënësit e klasës. Gjërat janë të ndryshme, varet se çfarë ka kaluar atë ditë. Një ditë që kishte marrë medaljen e vendit të parë, atë ditë ishte gjatë gjithë kohës shumë i lumtur dhe erdhi dhe më tha: “Psikologe, kam marrë medaljen”. Edhe kur ka dëshirë të përfshihet në ndonjë aktivitet, e përfshijmë në aktivitete të ndryshme.
Sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetit, 1 në 10 fëmijë në Shqipëri, ose rreth 10%, ka të paktën një vështirësi të një shkalle të thelluar në funksionim dhe zhvillim, që sipas ekspertëve kërkon një kujdes të veçantë në trajtim.
/vizionplus.tv