E Martë, 3 Nëntor 2026

Me birra në dorë, yjet e Bayernit në Oktoberfest

Në Gjermani festohet Oktoberfest 2024 (festa e zakonshme në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit) dhe lojtarët e skuadrës së Bayernit të Mynihut kanë përfituar për të festuar me gota birrë.

Për herë të parë (të paktën si trajner i bavarezëve, pasi ka luajtur për Hamburg në 2006/07) feston edhe trajneri Vincent Kompany.

Belgu ka nisur shumë mirë aventurën e tij në krye të gjigantëve gjermanë, duke koleksionuar 4 fitore në po aq ndeshje të luajtura në Bundesligë. Bayerni kryeson i vetëm me pikë të plota kampionatin gjerman.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›