E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me cfare shpirti e festojme 28 nentorin


Në ditën e festës së pavarësisë, një pyetje e madhe është: Si festohet kjo ditë prej shqiptarëve? Flamuj në dritare, koncerte nëpër rrugë dhe gëzim në trevat shqiptare, por kamerat e “Top Channel” shkuan më tej, në brendësinë e vatrave familjare.

Familja e Nënë Bules është një prej atyre familjeve që 28 nëntorin e festojnë njësoj si dita e Vitit të Ri. Flamuri në ballkonin e tyre, varet çdo vit në këtë ditë. “Flamurin e ka vënë djali me gjithë nipin. E vendosin çdo vit”, shprehet e moshuara. “Kam nipin shtatë vjeç që më pyet se kur do ta vendosim flamurin shqiptar. Të gjithë e festojmë”.

Tradita e festimit ndiqet jo vetëm nga ata, por edhe fëmijët nipërit Festa e PavarësisëTrofeu ‘Pavarësia’, titulli shkon në KosovëMisteret e pavarësisë Dita e Flamurit, arrestohen shqiptarë në Maqedoni e mbesat. “Fola me vajzën që jeton në Itali. E pyeta në kishte marrë flamur shqiptar dhe i thashë që ta vendosë në ballkon, që ta tregojë se është familje shqiptare”. Edhe në kuzhinë, pavarësisht mundësive financiare, gatuhet diçka më shumë dhe më e mirë.

Në një tjetër familje në kryeqytet, tek ajo e nënë Llambros, është programuar gjithashtu një menu e veçantë. “Do të bëjmë një ëmbëlsirë, pasi kjo është një ditë e shënuar”, shprehet ajo.

Përveç nënave që përgatisin drekën, të tjerë kanë dalë jashtë për të shijuar atmosferën festive të kësaj dite. Megjithatë, nëse sot ka vetëm aktivitete me koncerte, dikur i gjithë populli ngrihej në këmbë për të parë paradat.

“Më përpara e festonim edhe më shumë, pasi ishim në ndërmarrje dhe na detyronin që të dilnim të gjithë së bashku. Ishim të detyruar ta festonim. Megjithatë, ka qenë e bukur edhe ajo kohë”, shprehet një e moshuar duke kujtuar vitet e komunizmit.

Kur bëhet krahasimi përpara dhe pas viteve 1990, diskutohet shpesh se në dy dekadat e fundit, ndienja e patriotizmit është zbehur. Në fakt, ka edhe shumë njerëz që këtë ditë e shijojnë vetëm si një ditë pushimi. Por, një sy sadopak i kujdesshëm, nuk e ka të vështirë të shikojë se si në ballkonë, vit pas viti valëviten gjithmonë e më shumë flamuj.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Memoriali për çamët
Janë prezantuar në Tiranë 8 projektet për memorialin i cili do të ndërtohet në fshatin Kllogjer të Konispolit, në përkujtim të gjithë shqiptarëve të Camërisë që humbën jetën nga uria dhe temperaturat e larta pasi u dëbuan nga forcat greke të Napolon Zervës në vitin 1944. Filtri i lëvizjes së lirë
Që prej ditës kur për shqiptarët u hap drita jeshile për të lëvizur të lirë në zonën Shengen, në pikat e kalimit kufitar janë regjistrtuar afro 4 milionë hyrje-dalje me pasaportë biometrike. Ujësjellësit kërkon rritje cmimi
Drejtoria e ujësjellës-kanalizimeve të Tiranës i ka kërkuar Entit Rregullator të Ujit një rritje të re të cmimit të ujit të pijshëm. Shpërthimi në Mjekës, “sherr” mes vendorëve dhe ushtrisë
Pas shpërthimit të një prej furrave në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit, janë mbledhur urgjentisht anëtarët e Këshillit të Komunës. Komunarët kanë zhvilluar një takim për të diskutuar rreth problemeve që shkakton kjo uzinë për komunitetin. Hapet “Tirana East Gate”
Në pjesën lindore të kryeqytetit, prej nga ka marrë edhe emrin, është vënë në funksionim 18 muaj pas nisjes së ndërtimit qendra më e madhe tregtare në Shqipëri, “Tirana East Gate”.

Lajmet kryesore

99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë
Ceremoni në ditën e krijimit të shtetit shqiptar
Të ndarë për festat
Dita e Flamurit, arrestohen shqiptarë në Maqedoni
Kryeqyteti feston Ditën e Flamurit
Rama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›