"Me detyruan te prisja bilete ne stadiumin e Fierit"
Cudite shqiptare jane te pranishme edhe ne futboll. Presidenti i Lacit, Pashk Laska, pohoi dje se ne Fier e kishin detyruar te priste bilete per te hyre ne stadiumin "Loni Papuciu" per te ndjekur ndeshjen Apolonia-Laci, e humbur 2-0. "Kemi urdher, te gjithe do te prisni bilete", citon Laska urdhrin e marre nga punonjesit e stadiumit fierak. "Vendasit ndoshta nuk e dine kodin e mikpritjes", ka ironizuar presidenti i Lacit, qe tashme si mbetet vecse t'u kthej kusurin miqve ne te ardhmen.