Me dokumente false, arrestohet 35-vjeçari turk në Portin e Durrësit

Një 35-vjeçar turk është arrestuar në Portin e Durrësit.
Ky shtetas, i tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë dhe kartë identiteti bullgare, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Shtetasi turk u vu në pranga nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit./abcnews.al