E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Me drogë dhe armë të ftohta në automjet, dy të arrestuar në Kukës

Dy të rinj nga Kukësi, 22 dhe 28 vjeç, janë arrestuar pasi u kapën me lëndë narkotike dhe armë të ftohta në automjet.

Policia ka ndaluar në qytet automjetin me drejtues 28 vjeçarin. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën dy doreza metalike ndërsa 22 vjeçarit që ishte pasagjer iu gjetën kanabis e ndarë në doza.

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›