E Hënë, 2 Nëntor 2026

Me flamurin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës të stampuar në maskë, Ardian Ismaili bën një tjetër paraqitje fantastike

Ardian Ismajli po tregon këtë sezon formëne  tij më të mirë sportive në karrierë, duke spikatur në kombëtare por edhe te skuadra e Empolit.

Ismajli ishte një nga më të mirët në fushë edhe në trasnfertën ndaj Parmës e cila u mbyll në barazim 1-1.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ishte i dyti më i vlerësuar nga “Sofascore” pas Fazinit, ky i fundit është shok i skuadrës te Empoli.

Në këtë sfidë Ismajli u vlerësua me notën 7.4, ndërsa luajti me maskë në fytyrë për shkak të dëmtimit ku natyrisht spikaste flamuri i Shqipëriasë dhe ai i Kosovës.

Kujtojmë që Inter dhe Juventus janë në garë për të marrë nga Empoli Ismajlin në merkaton e verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›