E Hënë, 2 Nëntor 2026

Me imazhin e veçantë, NATO uron Shqipërinë për 113-vjetorin e Pavarësisë (FOTO)

Në ditën e kremtimit të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka shprehur urimet e saj për vendin. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, NATO ka publikuar pamjet e një ushtari të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të uruar Ditën e Pavarësisë. 

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga 1 prilli 2009, duke u bashkuar pas një historie angazhimi me aleancën që filloi në vitin 1992. 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›