E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më jep numrin”, nëna e Albanos ka një kërkesë të veçantë për Jonida Maliqin pas daljes nga Ferma VIP

Pas spektaklit të së hënës, këngëtarja Jonida Maliqi vendosi të largohej nga Ferma VIP.

E ftuar në Ferma Club, ajo foli për eksperiencën e saj në fermë, duke nisur intervistën me një moment humori me opinionistin Albano Bogdo.

Albano iu drejtua me shaka:
“Mamaja ime është 66 vjeçe dhe për moshën që ka është nëj femër tmerrësisht e pashme. Më kërkoi të të kërkoja numrin e magjistarit. Siç tha ajo, siç e kam parë 18 vjeç vazhdon është njësoj. çfarë bën kjo që nuk e zë mosha?”

Jonida iu përgjigj me humor:
“Magjia vjen për së brendshmi. Për së jashtmi kam disa referenca, disa magjistarë që kujdesen për mua.”

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›