E Diel, 1 Nëntor 2026

“Më jep xhiron ditore”, kërcënoi me thikë menaxherin e një supermarketi, arrestohet 40-vjeçari në Korçë

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen 10 të qytetit, ka kërcënuar me thikë menaxherin e një supermarketi, për t’i dhënë xhiron ditore.

Policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Sipas informacioneve, 40-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje dhe vjedhje me dhunë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›