Më në fund në shtëpi, pas 9 muajsh në hapësirë, astronautët kthehen në Tokë (VIDEO)

Pas nëntë muajsh në hapësirë, astronautët e NASA-s, Butch Wilmore dhe Sunny Williams janë kthyer më në fund në Tokë.
Kapsula e SpaceX bëri një rihyrje të shpejtë në atmosferën e Tokës, përpara se katër parashuta të hapeshin për të bërë të mundur uljen e sigurt në bregun e Floridës.
Astronautët, të cilët u ulën të sigurt, u ndihmuan të dilnin nga kapsula së bashku me anëtarët e tjerë të ekuipazhit, Nick Hague i NASA-s dhe kozmonauti rus Alexander Gorbunov.
What a sight! The parachutes on @SpaceX‘s Dragon spacecraft have deployed; #Crew9 will shortly splash down off the coast of Florida near Tallahassee. pic.twitter.com/UcQBVR7q03
— NASA (@NASA) March 18, 2025
“Ekuipazhi është në gjendje të shkëlqyeshme,” tha Steve Stitch, menaxher i programit të ekuipazhit komercial të NASA-s, në një konferencë për shtyp.
Kjo përfundon një mision që supozohej të zgjaste vetëm tetë ditë.
Next, teams will lift the craft onto the recovery ship and open the hatch, a process expected to take 30-60 minutes.
— NASA (@NASA) March 18, 2025
Astronautët mbetën të bllokuar për 9 muaj pasi anija kozmike që përdorën për të udhëtuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës pësoi probleme teknike.
Udhëtimi i kthimit zgjati 17 orë./vizionplus.tv