Më nxorën në pension të parakohshëm, se doja të flisja hapur për Shqipërinë
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, John Ëither në një intervistë pa doreza për Sokol Ballën në Top-Story ka folur për gjithccka. Ai ka rrëfyer jetën e tij në SHBA, dashurinë e tij të madhe për vendin tonë dhe shqiptarët. Ai flet trocc edhe për politikën shqiptare, ku nuk heziton të kritikojë. Ai thekson se Shqipëria është në buzë të greminës, se rrezikon të kthehet në një vend autoritar si ato të Evropës Lindore. Ai vë në dukje gjatë intervistës që shqiptarët duhet të kujdesen vetë për vendin e tyre dhe demokracinë.
Sokol Balla
Mund tju drejtohem në emër si John, por në fakt ata të cilët janë duke ndjekur këtë intervistë ju njohin si ambasadori Withers nga aktiviteti juaj tre vjeçar në Shqipëri,aktivitet i cili në fakt vijon të diskutohet edhe sot mes shqiptarëve. Në fakt siç e thashë në fillim të programit,se ju keni heshtur për gati dy vjet, mbase nuk është korrekt pasi ju keni folur për një revistë shqiptare dhe për Zërin e Amerikës. Gjithashtu keni dërguar edhe një deklaratë gjatë kohës së publikimit të kabllogrameve të Wikileaks. Shumë shqiptarë mund të pyesin. Përse i thatë po ftesës sime për ta zhvilluar këtë intervistë me premtimin për ti thënë gjërat troç?
Arsyeja përse pranova lidhet me faktin se pavarësisht se po bëhen gati dy vjet që jam larguar nga Shqipëria, unë ndjehem thellësisht i lidhur me vendin dhe njerëzit. E kam shumë përzemër. Kujdesem për atë që ndodh atje. Ne jemi miq për një kohë të gjatë. Kam qenë i nderuar njëkohësisht jam i privilegjuar të bisedojmë përsëri pasi gjithmonë i kam pëlqyer intervistat që kemi zhvilluar sëbashku pasi janë provokative dhe me pyetje të formuluara mjeshtërisht. Pavarësisht se kanë kaluar dy vjet, për mua shqiptarët janë njerëz me të vërtetë të veçantë. Nuk flas këtu vetëm për elitat por për njerëzit e thjeshtë, të cilët më kanë trajtuar mua me shumë respekt. Kjo mundësi të flas me ju përsëri është një ndër për mua por tani unë flas në një kapacitet tjetër pasi siç ju thashë tashmë unë do ti them gjërat troç, pasi tani mund ta bëj një gjë të tillë. Një diplomat duhet të flasë një gjuhë të veçantë, atë diplomatike. Mesazhi përçohet tek ata të cilët e njohin gjuhën diplomatike pasi është një traditë e gjatë që përfshin trajnime dhe të kuptuarit e asaj që kam dashur të them. Ndërsa tani si një qytetar i thjesht i cili nuk flet në emër të qeverisë amerikane, Departamentit Amerikan të Shtetit apo ambasadën por si një amerikan dhe siç e dini për një amerikan ka shume rëndësi liria e shprehurit. Unë do të jem shumë i hapur me pikëpamjet e mija se çfarë po ndodh në vendin tuaj të mrekullueshëm.
Gjatë vizitës që bëra në shtëpinë tuaj,në ambientet ku jetoni, në studion tuaj, në korridore por edhe këtu shikoj në fakt që keni shumë memorabilia shumë gjëra që lidhen me Shqipërinë. Përse predominon Shqipëria krahasuar me gjërat e tjera që një diplomat ka sjellë gjatë karrierës në shtëpinë e tij private?
Mendoj se kam një afrimitet të veçantë me Shqipërinë. Më kanë pëlqyer të gjitha detyrat që kam patur në të gjitha ato vende ku kam shërbyer nga ku jam përpjekur të njoh njerëzit aq sa kam mundur por gati të gjithë diplomatët kanë një vend që e pëlqejnë më shumë gjatë karrierës së tyre. Unë isha ambasador në Shqipëri por një pjesë e madhe e saj kishte të bënte me atë që dua ta përshkruaj si një pjesë e një muzike të mrekullueshme për çdo detyrë që kam mbajtur. Pavarësisht se e gjithë muzika është e mrekullueshme, çdonjëri nga ne ka një melodi speciale të veçantë që ne e dëgjojmë herë pas here. Unë e gjeta këtë muzikë, këtë melodi në Shqipëri. Për sa u përket suvenirëve memorabiljeve, ato janë kujtesë e cila sjellin kohën e mrekullueshme që pata në vendin tuaj. Kam këtu një statujë të vogël të Ismail Qemalit, Isa Boletinit. Njerëzit më tregonin historinë e tyre të këtyre njerëzve me të vërtetë personalitete. Unë admiroj Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Të gjitha këto memorabilie që shikoni këtu nuk janë vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kina dhe Rusia.
A ndodh kjo sepse ndoshta në Shqipëri apo edhe në Kosovë i jepet ambasadorëve amerikan pak më shumë rëndësi sa duhet apo shumë më tepër rëndësi se sa i japin këtyre ambasadorëve në vendet e tjera?
Është një pyetje e vështirë ti jap përgjigje por ajo që mund të them është se unë u trajtova shumë shumë mirë nga të gjithë ata që kam takuar në Shqipëri nga të gjithë nivelet ato të larta dhe të ulëta. Të pasur dhe të varfër. Të qenit ambasador mund të lidhet edhe me dy gjera. Të gjithë amerikanët trajtohen mirë nga shqiptarët, jo vetëm ambasadorët në mënyrë specifike… të gjithë amerikanët. Është një lloj afrimiteti, kuptueshmërie për sa i takon mënyrës si ne trajtojmë njerëzit. Pra kemi gjera të përbashkëta. Edhe tani që nuk jam ambasador takoj shqiptarë gjithandej. Kjo më kujton mikpritjen e cila mendoj është një mikpritje që buron nga shpirti. Ju e patë fshatin tim të vogël ku unë jetoj në Meriland. Edhe këtu në këtë fshat të vogël unë takoj shqiptarë. I takoj ata nëpër dyqane, restorante gjatë tërë kohës.
Kur thoni që takoheni me shqiptarë. Ju njohin ata apo ju ata?
Është një proces interesant. Po ju tregoj një rast kur isha në dyqan dhe po shikoja të bleja djathë dhe mish për të bërë sanduiçë. Isha i veshur në mënyrë kezhuall pra jozyrtare. Nuk kishte shumë njerëz në dyqan. Pasi vendosa pazarin që kisha bërë mbi banak, papritmas ne dëgjuam një zhurmë pasi dikush po vraponte me shpejtësi duke mos e ditur se çfarë po ndodhte. Një burrë që po vraponte erdhi direkt tek unë duke më thënë: E dija që ishit ju, pasi të dallova nga zëri
Nga zëri?
Po nga zëri. Njëherë isha tek mjeku dhe mu afruan disa njerëz dhe më thanë që ishin nga Shqipëria. Përtej kësaj herë pas here kur eci shikoj njerëz dhe nga mënyra si flasin apo ecin them me vete. Ai person duhet të jetë shqiptar. Isha në Paris dhe në Londër ku jam takuar me shqiptarë atje. Pra, gjatë tërë kohës takoj shqiptarë. Jam shumë i lumtur që i takoj dhe të bisedoj me ata duke treguar historira dhe kjo ndodh në kohën kur sjam më ambasador por vetëm një turist.
Megjithatë njohja apo vlerësimi për ju vjen nga fakti që ju keni qenë në funksionin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri. Këto takime rastësore që ju keni patur me shqiptarët jashtë, vlerësimet e tyre ishin pozitive apo kritike ndaj jush?
Jo, kritike asnjëherë skam patur një të vetme. Kam marrë pjesë në takimet e shqiptaro-amerikanëve këtu në Amerikë ku jam trajtuar shumë mirë. Në një prej tyre që u zhvillua në një restorant jo larg prej këtu mu kërkua të mbaja fjalimin kryesor. U mblodhën disa qindra shqiptarë të cilët erdhën duke më dhënë dorën në tavolinën ku isha ulur dhe po hanim drekë. Mu desh të çohesha dhe të shkoja nga një tavolinë në tjetrën duke shtrënguar duart. Me shumë prej tyre dolëm edhe në fotografi. Shumë prej tyre më falënderuan për atë që kam bërë për vendin e tyre.
Ajo që ju keni bere për Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare, a mos vallë shkoi përtej funksionit tuaj, si ambasador i SHBA-s?
Nuk mendoj kështu. Të jesh një ambasador amerikan është nder dhe njëkohësisht një privilegj i madh, pasi ju jeni ai person që përfaqësonin presidentin. Dhe unë i kam shërbyer si ambasador dy presidentëve, Xhorxh W. Bush dhe Obama. Ju viheni përpara një besimi për të prezantuar politikat amerikane dhe kjo është një diçka shumë e rëndësishme. Një ambasadori nuk i besohet vetëm vetëm bërja politikave amerikane por mbi të gjitha të prezantuarit e vendit tonë mbi ato parime që është ndërtuar, mbi ato vlera që Amerika mbart. Një ambasador i cili nuk arrin të përçojë këtë lloj prezantimi siç e shpj