Më pak leje, më shumë sipërfaqe, Tirana kryeson edhe për vitin 2024 në sektorin e ndërtimit

Bumi i ndërtimit në Shqipëri vijoi edhe gjatë vitit 2024.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se vitin e shkuar, sipërfaqja e lejeve të miratuara për ndërtesa të reja shënoi një rritje prej 18%, krahasuar me vitin 2023.
Edhe pse si numër lejet e ndërtimit kanë ardhur në rënie, sipërfaqja e tyre është rritur, duke treguar se objektet e miratuara zënë më shumë hapësirë.
Tirana është qarku që zë sipërfaqe rekord të lejeve të ndërtimit në 2024, me 1.9 milionë metra katrorë.
Qarku i dytë renditet Durrësi, pasuar nga Vlora, Elbasani dhe Korça.
/vizionplus.tv