Me pelqen ngjyra e zerit tend

Jemi ne Gasteig kompleksin kulturor te Mynihut e po kerkojme nje vend te qete per te bere intervisten. Dikur ne shkallet e nderteses shfaqet nje burre e nga mimika e Fjoralbes duket si nje mik i vjeter i saj. Vetem pas dy minutash ajo kthehet me nje celes ne dore Ne ngjitemi ne katin e trete ku na pret nje dhome me dy piano.
Fjoralba nuk e fsheh gezimin qe intervisten po e jep pikerisht aty ku deri nje vit me pare merrte mesime pianoje. Kjo eshte shkolla e larte e arteve dhe muzikes ne Mynih. Ai ishte profesori im i pianos pa e fshehur gezimin qe megjithese ka tashme mbi nje gjysme viti qe eshte e ka perfunduar shkollen e eshte larguar prej saj profesoret vazhdojne tia hapin dyert.
Me 9 vjece ne Gjermani
Duket se kesaj vajze ka disa vjet qe rastesia po i hap portat e suksesit. Me intuite ajo u shkon nga pas ketyre shanseve. Nje intuite te cilen ajo e ka zhvilluar ndoshta qysh atehere kur erdhi per here te pare ne Gjermani dhe i duhej shpesh here ti binte kryq e terthor Mynihut - prinder ishin te zhytur ne luften e mbijeteses qe te impononte emigracioni i viteve 90-te. Ne ato udhetime ajo hipte shpesh ne destinacionin e gabuar.
Atehere nuk e kuptonte por tani qe eshte vete nene e di se kjo ngaterrese e shpeshte vinte nga presioni i madh psikologjik qe asokohe nentevjecares se lindur ne Tirane i sillte ambientimi ne qytetin mondan gjermanojugor. Prinderit nuk donin qe te humbisja vitet duke studiuar gjermanishten keshtu qe mu desh ta kaperceja nje klase. Kjo ishte shume e veshtire sepse jo vetem qe me duhej te mesoja nje materie te re por paralelisht me te edhe gjuhen.
Nga nje pasion ne profesion
Fjoralba Turku sot duket se nuk ngaterrohet me jo vetem ne Mynih por as edhe ne vendet e ndryshme te Evropes ku i duhet te jape koncerte Gjermani Austri Belgjike Zvicer vitin e kaluar edhe ne Prishtine. Tani po pergatit albumin e dyte solo nje here ne jave jep mesim per kanto ne nje shkolle ne Mynih dhe rrit nje femije kater vjec e gjysme. Tek tregon me gjalleri per veten e saj hapet dera. Dikush shtron nje pyetje ne anglisht. Asaj i kujtohet fytyra Nje ish-bashke-student francez dhe ia kthen ne frengjishte te rrjedhshme.
Ishte Parisi ai qe e lidhi me xhazin pasionin e saj te ri. Aty shkoi mbas matures pak per te studiuar letersine franceze pak per tu njohur me kulturen parisiane rrefen me tejgruaja e re me floket e zeza e te prera shkurt. Me muziken kishte lidhje te hershme I ati Fagu Turku eshte violinist dhe mesues muzike ne Mynih i vellai Rudens Turku asokohe i kishte hyre karrieres nderkombetare si violinist solo. Ajo vete kishte studiuar violine ne femijeri por nuk shihte ndonje te ardhme si muzikante. Prandaj edhe do te kalonin disa vite derisa pasioni i ri per xhazin do te shnderrohej ne profesion.
Edhe kete radhe celesi i kesaj porte u hap si rastesisht kur ajo studionte shkencat e teatrit ne Universitetin Ludwig-Maximilian te Mynihut sapo kishte lindur te birin Joshuan dhe hyri sa per qejf ne nje kurs kenge Une e dija qe ishte vone per te filluar karrieren profesioniste si violiniste. Kisha pare tim vella dhe tim ate se sa ore qe kishin kaluar ata me ushtrime. Por ndjeja se me mungonte dicka ne jeten time dhe mendova te hyj ne ate kurs. Fati i saj mesues ishte kitaristi dhe kompozitori nga Nju Jorku Geoff Godman E ai me tha Une e di qe ti je ende ne fillim por me pelqen ngjyra e zerit tend dhe dua ta perdor per muziken time.
Rrenjet tek muzika shqiptare
Qe atehere jeta e saj ndryshoi radikalisht. Ajo filloi shkollen e xhazit te cilen e perfundoi ne qershor 2010. Paralelisht nxori edhe albumin e pare ne shtepine diskografike berlineze Traumton. Albumin e pagezoi Joshua sipas emrit te te birit. Ai eshte nje perzierje kengesh te kompozuara prej saj ne anglisht frengjisht si dhe disa remikse xhazi kengesh popullore shqiptare Aty jane rrenjet e mia prej te cilave nuk mund te largohem thote ajo.
Ne shtypin gjerman si ate profesional ashtu edhe ate te perditshem ajo u festua si zbulimi i vitit. Mahnitese eshte fuqia dhe diapazoni i kesaj gruaje te re e te imet qe tingellon here nordike e celet here e erret si nje Zarah Leander nga Evropa Juglindore do te shkruante Jazzzeitung ndersa ne shtesen kulturore te se perjavshmes gjermane DerSpiegel shkruhet Qofte folklor melankolik ballkanik qofshin standarde ose kompozime te veta kengetarja me prejardhje shqiptare i jep cdo kenge nje ngjyre te veten.
Do te mbetem ne muzike
Projekti aktual i saj si soliste me Geoff Godman titullohet Haiku sipas vjershave tradicionale 17-rrokeshe japoneze te cilat ajo i kendon te perkthyera ne anglisht nje aktore japoneze i flet ne gjuhen origjinale. Nje pjese e ketij albumi u prezantua fundjaven e kaluar 15 /16 janar 2011 ne Festivalin Japonez ne Berlin. Ishte nje pervoje shume e bukur tu kendoje japonezeve mencurite e vjershave te tyre tradicionale. Projekti i saj i ardhshem eshte albumi i dyte solo i cili pritet te dale ne fund te vitit.
Ne janarin e 2012 ajo do te filloje prezantimin e tij pertej oqeanit me nje turne ne Kanada. Xhazi dhe kenga - he per he destinacioni i saj perfundimtar. Nje porte celesat e se ciles ajo nuk ka nder mend ti leshoje lehte Do mbetem ne muzike nuk kam shume vite qe jam brenda por ne ato pak vjet qe kam filluar te bej muzike profesioniste kam pasur shume shanse kam shume njerez qe me ndihmojne e qe kam besim keshtu qe ne qofte se nuk e vazhdoj atehere e kam vete fajin thote Fjoralba Turku. Pastaj hapet porta dhe hyn ish-profesori i pianos. Erdhi koha per Fjoralben qe ta dorezoje nje celes ate te dhomes se ushtrimit.
Autor Anila Shuka
Redaktoi Aida Cama