E Hënë, 2 Nëntor 2026

Me peshën e provimeve – Maturantët rrëfejnë ndjesitë, psikologët japin këshilla

Kejsi Saliasi maturante në gjimnazin ’’Ismail Qemali’’ në Tiranë rrëfen për ndjesitë që e shoqërojnë para dhe gjatë testimit. Ajo thotë se e ka gjetur çelësin e qetësisë që i nevojitet për këtë proces. 

“ Një këshillë shumë e rëndësishme që mua më kanë dhënë është që të mësojë gjithë javën dhe një ditë para testimit mos e hap librin fare. Kjo mua më ka ndihmuar shumë sepse unë një ditë para testit qetësohem dhe të jem gati për testim, por dhe mos ta marr me stres sepse kam mësuar. Fatmirësisht nuk e kam përjetuar me aq stres sa të shkoj tek psikologia por ndoshta kur tmë vijnë testet e vështira si matematika do më duhet një ndihmë për tu konsultuar.” shprehet maturantja, Kejsi Saliasi

Ndërsa flet për menaxhimin e stresit psikolgja Anxhela Peza vë theksin tek qasja që duhet të kenë prindërit ndaj fëmijëve.

Psikologja, Anxhela Peza, shprehet për RTSH se, “në jetën e një të riu ësëhtë shumë e rëndësishëm momenti kur duhet të performoj për provimet e Matruës. Sepse pas emrit dhe mbiemrit të tij në fletët e provimit do të përcaktohet dhe profesioni, pra do bëhet pjesë e personalitetit të atij të riu. Prindërit duhet të jenë ndihmues për ata dhe në radhë të parë mos ti ushtrojnë presion  sepse maturantëve mund ti ndodhi një lloj bllokimi.”  

Peza orienton maturantët për të performuar siç duhet, duke dhënë disa këshilla bazike.

Kejsi tregon dhe për dilemat që ka, jo për vendin se ku dëshiron të studiojë sesa për degën që duhet të zgjedhë.

Të vetëdijshëm që kjo përvojë është e përkohshme, për maturantët ajo që duhet të ketë më shumë rëndësi është përjetimi mesa më pak doza stresi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›