E Enjte, 5 Nëntor 2026

Me qëllim apo ngaqë e ka “sefte”? Gjikuria thyen heshtjen zgjedhore dhe pastaj e fshin mesazhin

Himara sot është në heshtje zgjedhore dhe reagimet apo deklaratat e partive politike dhe subjekteve me të cilat ato përfaqësohen në garë, janë të ndaluara.

Mirëpo, Petro Gjikuria duket se nuk e njihte heshtjen zgjedhore. Madje, as në koalicionin opozitar që përfaqëson nuk i kanë thënë se sot është e ndaluar të ndërmarrësh veprime që ndikojnë zgjedhësit.

Në llogarinë e Gjikurisë në “Facebook” gjeje sot disa postime në gjuhën shqipe dhe atë greke, me angazhimet dhe propozimet e kandidatit të opozitës për Himarën. Postime këto që më pas u fshinë.

Këto deklarata dhe mesazhe janë lehtësisht të verifikueshme dhe nuk dihet nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të masë masa për kandidatin e koalicionit opozitar, i cili synon të zgjidhet kryebashkiak pas djegies së mandatit të Fredi Belerit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›