E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me raketa të na gjuajë, nuk ikim nga sheshi!”- Revolta e studentëve, protestuesi: S’dorëzohemi pa dhënë Rama dorëheqjen! Shteti ka rënë!

Studentët dhe protestuesit që vijojnë qëndresën në Tiranë kanë paralajmëruar se nuk do të largohen gjatë natës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në prononcimet për News24, të rinjtë u shprehën të vendosur për të vijuar protestën, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës nga policia.

“Nuk largohemi gjithë natën. Të japë dorëheqjen Edi Rama! Nuk ikim gjithë natën pa dhënë dorëheqjen Edi Rama. Jo gaz të na hedhë, por edhe me raketa të na gjuajë, ushtrinë le të nxjerrë. Ka derdhur gjakun e rinisë, nuk ia falim. Nuk ikim pa dhënë dorëheqjen Edi Rama!”, u shpreh një prej protestuesve.

Ai kritikoi gjithashtu qeverinë për atë që e cilësoi si dështim në përmbushjen e premtimeve, duke përmendur mungesën e ujit, hapësirave për fëmijët dhe kostot e papërballueshme të qirave.

“A ka bërë ndonjë gjë ky në këto 14 vite? Ka premtuar ujë, nuk ka ujë, nuk ka park për fëmijët, qiratë kanë shkuar 700 euro. Nuk i përballojmë dot më. Ky shkon në Amerikë dhe fle me 15 mijë dollarë nata. Të japë dorëheqjen! Thotë besë ai, çfarë bese thotë? Nuk është çorape që, sa herë ta bësh pis, ta heqësh dhe ta lash”, deklaroi protestuesi.

Një tjetër i ri u shpreh se protestuesit kanë dalë në rrugë për sigurinë dhe të ardhmen e familjeve të tyre, duke kërkuar largimin e kryeministrit.

“Shteti ka rënë, ka tre ditë. Ky nuk e pranon që shteti ka rënë. Ne duam siguri. Kemi dalë për familjet tona. Të japë dorëheqjen dhe të shpëtojë Shqipëria. Doli Rama, tha nuk jap dorëheqjen. Çfarë thotë ky?”, tha ai.

Ndërsa një tjetër student, ngriti shqetësime për përdorimin e gazit gjatë protestës dhe korrupsionin në vend.

“Nuk dihet çfarë gazi po hedhin. Lufta ka pasoja, por ne nuk dorëzohemi. Unë jam student, na kanë vjedhur. Duam Shqipëri pa korrupsion.”, u shpreh ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›