E Diel, 1 Nëntor 2026

Me rastin e 28 nëntorit, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në shtëpinë e martirit të demokracisë Azem Hajdarit, si dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e tij në Tiranë. Po

Me rastin e 28 nëntorit, Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë në shtëpinë e martirit të demokracisë Azem Hajdarit, si dhe vendosi një kurorë me lule në memorialin e tij në Tiranë. Po ashtu, në nderim të kësaj dite, Kryeministri vizitoi edhe familjen e nipit të Isa Boletinit, Ali Boletini.

Gjatë vizitës në familjen e Azem Hajdarit, Kryeministri vlerësoi jetën dhe kontributin e këtij heroi të demokracisë, duke theksuar: "Sot është një ditë që shqiptarët përkulen me nderim të madh para veprës së tribunit të lirirë, Azem Hajdarit, studentit liberator, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri, të riut që me kurajon e jashtëzakonshme bëri më shumë se kushdo tjetër, si individ, për lirinë e shqiptarëve. Njeriu që vendosi ëndrrën e tij më të bukur, ëndrrën e rinisë shqiptare, në themelet e Shqipërisë pluraliste. Ndaj dhe nderojmë sot të gjithë të rënët e kombit, nderojmë tribunin e lirisë Azem Hajdarin, vëllain e tij BesimÇerja, i cili ra sëbashku me Azemin, për vlerat dhe parimet e mëdha që mbronin dhe besonin së bashku. I paharruar qoftë kujtimi i tyre"

Ndërsa gjatë vizitës në familjen e nipit të Isa Boletinit, Ali Boletinit, në Tiranë, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e pashlyer të kësaj familjeje patriotike për pavarësinë dhe dinjitetin e kombit tonë.

Ndër të tjera, Kryeministri Berisha u shpreh: "Kjo ditë është një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, të cilët nderojnë ju dhe të gjithë ata që kanë sakrifikuar për këtë ditë.

Por familja juaj ka qenë në krye të sakrificave të shqiptarëve për liri, për pavarësi, për dinjitet. Unë kam shumë kënaqësi që vij sot këtu të uroj juve, gjithë familjen tuaj dhe të gjitha familjet që kanë përballuar sakrifica të mëdha për lirinë dhe pavarësinë kombëtare dhe të shprehim sëbashku edhe kënaqësinë qe, sot, shqiptarët janë të lirë më shumë së asnjëherë tjetër, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë dhe kudo ku ata janë.

Edhe një herë, përshëndes me nderimin më të thellë ju dhe të gjitha familjet që kanë bërë sakrifica për këtë ditë"

Në shenjë mirënjohjeje, nipi i Isa Boletinit, Ali Boletini, i dhuroi Kryeministrit Berisha një libër me kujtime kushtuar Isa Boletinit, shkruar nga babai i tij, Tafil Boletini.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›