E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Më rrihte pasi mbeta shtatzënë”, gruaja ndan në “Vizioni i Pasdites” historinë e trishtë të jetës së saj

Dhuna në familje vijon të mbetet një problem shqetësues në shumë familje shqiptare, kushpesh burrat inatin e tyre të ëprditshëm e nxjerrin te gratë.

Rahime Kasumi Berhami, një grua e dhunuar nga burri ka ndarë eksperiencën e saj negative në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti.

Ajo ka rrëfyer se është dhunuar babarisht nga bashkëshorti, i cili nuk e duronte dot faktin se ajo ishte më e zgjuar se ai.

Rahimja tregoi se filloi të dhunohej pasi mbeti shtatzënë, dhe se shpesh shkak i dhunës bëheshin familjarët e burrit.

E pyetur pse nuk u divorcua, ajo tha se nuk mund t’i lnte vetëm fëmijët.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Është forcë e jashtëzakonshme të vendosësh të ndash dhunë me publikun, dhe nga ana tjetër bashkëshorti juaj jeton me ju, na tregoni pak historinë tuaj?

Rahime Kasumi Berhami: Unë nuk ndihem më e rrezikuar, pasi kanë ndryshuar shumë gjëra, kemi shumë përkrahje nga shteti nga njerëzit.

Brikena Prifti: Shpeshherë institucionet nuk arrijtë t’i mbrojnë gratë mjaftueshëm?

Rahime Kasumi Berhami: Po, pasi institucionet vijnë vetëm kur ankohesh.

Brikena Prifti: Ta tregojmë historinë tënde, si je njohur me bashkëshortin?

Rahime Kasumi Berhami: Me mblesëri, nuk e kam njohur fare.

Brikena Prifti: Ka qenë gjithmonë i dhunshëm?

Rahime Kasumi Berhami: Jo nuk kam qenë e lumtur, por për shkak të fëmijëve i kam duruar të gjitha. Lumturia e vetme kanë qenë fëmijët.

Brikena Prifti: Ka vënë dorë edhe vitet e para?

Rahime Kasumi Berhami: Para se të mbetesha shtatzënë ka qenë më i mirëkuptueshëm. Unë isha më i zgjuar.

Brikena Prifti: Ndihej më i dobët se sa ju?

Rahime Kasumi Berhami: Nuk e pëlqente.

Brikena Prifti: Kur filloi dhuna?

Rahime Kasumi Berhami: Pasi mbeta shtatzënë.

Brikena Prifti: Si nisi?

Rahime Kasumi Berhami: Ishin gjëra të vogla, kur bëja ndonjë gabim të vogë, dhe unë duhet të përballoja gjithçka dhe ai nuk përballonte asgjë.

Brikena Prifti: Nëse ngrije zërin ai nuk e pranonte?

Rahime Kasumi Berhami: Jo, jo, ai dhe familja e tij ishin njerëz shumë primitiv, punoja si një mashkull.

Brikena Prifti: Nuk kishit mbështetje as nga familjarët e tij?

Rahime Kasumi Berhami: Jo, jo, ata ishin iniciatorë.

Brikena Prifti: A i ndanit këto gjëra me familjarët tuaj?

Rahime Kasumi Berhami: Po kam shprehur ankesa tek familja ime, pasi në shtet nuk mund të ankohesha pasi ishin serbët akoma. Familja kur u ankova donin të më ndanin, por nuk pranova pasi ishte fëmija në mes.

/Vizionplus.tv/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›