E Diel, 1 Nëntor 2026

Me shapka dhe pantallona të shkurtra, momenti kur Ergys Agasi futet me pranga në duar te drejtoria e Policisë

Fotoja që shihni tregon momentin kur Ergys Agasi shoqërohet në ambientet e policisë së Tiranës.

Me pranga në duar, Agasi ka hyrë brenda, i rrethuar nga shumë efektivë, ndërsa i janë vendosur pranga.

Ai shfaqet me shapka dhe pantallona të shkutra. Kujtojmë se ai u arrestua teksa udhëtonte me makinë me ish-zyrtarin e policisë, Uljan Shpataraku.

Prej dy javësh Ergys Agasi ishte në monitorim nga Policia dhe SPAK.

Policia e Shtetit

Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted” Drejtoria Vendore e Policisë Durrës dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), finalizuan operacionin e koduar “The Wanted”.

Si rezultat i operacionit, në Durrës u kap shtetasi E. A., i shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua edhe shtetasi U. Sh., i cili udhëtonte në të njëjtin automjet me personin e kërkuar E. A.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›