E Hënë, 2 Nëntor 2026

Me shpejtësi deri në 202 km/h ! “Çmenduri” në aksin Peqin-Elbasan, ndëshkohen shoferët

Policia Rrugore ka ndëshkuar dy drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në aksin Peqin-Elbasan.

Sipas njoftimit të policisë, shoferët janë konstatuar duke lëvizur me shpejtësi 198 km/h dhe 202 km/h në aksin rrugor  Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h dhe ku trafiku është ende shumë i lartë.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore,  ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e mjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›