Më shumë korsi biçikletash në Shkodër, pedaluesit më të sigurtë

Për qytetarët shkodranë, zgjerimi i korsive të biçikletave edhe në unazat e qytetit ishte një domosdoshmëri, pasi në këtë mënyre pedalojnë më të sigurtë.
Qytetarë të grupmoshave të ndryshme shfrytëzojnë këto korsi, duke lëvizur më shpejt, por edhe më të sigurt drejt destinacionit të tyre.
Ndërtimi i korsive të biçikletave po ndikon pozitivisht jo vetëm në uljen e trafikut, por njëkohësisht edhe për një mjedis më të pastër dhe jetë të shëndetshme.
Më në fund, qytetit i cili njihet për përdorimin e lartë të biçikletave, po rikthehet në identitet duke ndikuar kështu edhe në shtimin e mëtejshëm të pedaluesve.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/