E Hënë, 2 Nëntor 2026

Më shumë kujdes ndaj të moshuarve – Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër “freskohet” në Shirokë

Mes ajrit të freskët, bukurive të zonës dhe kujtimeve të viteve të shkuara, të moshuarit tregojnë se ndjejnë nostalgji sa herë vizitojnë Shirokën.

“Kam shumë nostalgji kur vij këtu, është ajër i pastër dhe kënaqem”, tha një ndër të moshuarat.

Krahas shëtitjeve, stafi ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim mbrojtjen e shëndetit të të moshuarve. Ekspozimi në diell është I ndaluar nga ora 13 deri në orën 17.

“Kemi vendosur disa kufizime si për shembull nga ora 13:00-17:00 të ketë sa më pak lëvizje të moshuarve”, tha Fatjon Hoxha, Drejtor, Shtëpia e të Moshuarve Shkodër.

Shiroka nuk është i vetmi vend ku të moshuarit do të vizitojnë, pasi klubi i futbollit Vllaznia ka ofruar bileta falas që të moshuarit të ndjekin skuadrën e tyre të zemrës.

Vazhdimisht gjatë verës shtëpia e të moshuarve organizon aktivitete dhe udhëtime të ndryshme, duke e bërë edhe më të larmishëm qëndrimin e të moshuarve në këtë institucion.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›