E Enjte, 5 Nëntor 2026

Me sytë nga “El Clasico”/ Barcelona përmbys rezultatin, kryeson ndaj Real Madrid në ndeshjen e Superkupës

1-4 eshte perfundimi i pjeses se pare, ku Barcelona arrit te permbyse rezultatin kundër Real Madridit në finalen e Super Kupës së Spanjës.

Mbappe arriti që ta kalonte në epërsi Real Madridin që në minutën e pestë të ndeshjes, por pas kësaj ishte Barcelona që mori ndeshjen në dorë.

Lamine Yamal barazoi rezultatin në minutën e 22-të te ndeshjes derisa Barcelona arriti që të shënojë edhe dy gola më vonë.

Lewandowski shënoi në minutën e 36-të nga penalltia derisa goli i tretë i Barcelonës erdhi nga Raphinha i cili mori një top të mirë në krosim nga Kounde derisa ai shënoi një gol të bukur me kokë në minutën e 39.

E kur u mendua që Barcelona do ta përfundonte pjesën e parë pas një kundërsulmi të shpet gol shënoi edhe Balde në minutën e 10 shtesë të pjesës së parë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›