E Martë, 3 Nëntor 2026

Me vetëm një komisioner në Kukës, PD: Tirana po vendos për fatin e Kukësit në kurriz të qytetarëve

Vendimin e një dite më parë marrë nga KQZ, që për zgjedhjet e Kukësit i lë Partisë Demokratike vetëm një komisioner, këta të fundit e quajnë “shërbim ndaj oligarkisë”.

Në një reagim, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina, thotë se demokratët e Kukësit janë në një moment të rëndësishëm ku duhet të dalin mbi këtë “zallamahi interesash personale”.

PD sqaron se është ajo partia më e madhe opozitare, dhe jo PL, pavarësisht përfaqësimit të saj me dy komisionerë për zgjedhjet e 24 shtatorit.

”Partia Demokratike do të mbrojë çdo votë si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ligjor. Çdo përpjekje e mazhorancës për të krijuar një opozitë farsë është e dështuar pasi demokratët nuk mund të përdoren si mish për top”, thuhet në reagim.

Gazetare: M. Mëhilli 

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›