E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat europiane pasqyrojne masakren

Mediat europiane kanë pasqyruar gjerësisht masakrën e ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një 20 vjeçar ka vrarë 27 persona në një shkollë fillore në Konektikat. 20 nga viktimat ishin fëmijë të moshës 5 deri në 10 vjeç. 

Televizionet dhe gazetat në Europë kanë pasqyruar gjerësisht tragjedinë e ndodhur në shkollën fillore në Konektikat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Një 20 vjeçar i identifikuar si Adam Lanz ka hapur zjarr në shkollën fillore Sendi Huk, ku nxënësit ishin të moshave nga pesë deri në 10 vjeç. 

Ai vrau 26 persona brenda shkollës para se të vriste veten. Më parë ai kishte vrarë dhe nënën e tij, me armët që policia mendon se i përkisnin pikërisht kësaj të fundit. 

Shumë vende europiane kanë rregulla dhe ligje të ashpra për sa i përket posedimit të armëve të zjarrit, dhe numri i atyre që mbajnë armë është shumë më i ulët se ai në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithësesi dhe në vendet europiane janë verifikuar masakra në shkolla. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›