E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat greke: Shqiptari i arratisurIlir Kupi ka kaluar në Shqipëri

ATHINË - Pas vdekjes në 21 korrik të Marian Kolës, me sa duket, i arratisuri tjetër bashkë me të, Ilir Kupi ka përfunduar në Shqipëri.

Këtë lajm bëjnë të ditur mediat greke, duke theksuar se ndërkohë, në vendin e tij të origjinës (Shqipëri) nuk ka asnjë dokument të përndjekjes ndaj Kupit.
 
Kupi, sipas mediave greke, nuk ka kryer asgjë në Shqipëri dhe ndaj tij në vendin e tij të origjinës ka vetëm një fletë arresti ndërkombëtar nga Interpoli, të lëshuar kundër tij.
 
Ndërkohë, bëhet e ditur se zyrtarët grekë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me kolegët shqiptarë dhe ata thonë se nuk kanë asnjë informacion se Kupi ka shkelur në vendin e tij. Megjithatë autoritetet greke besojnë se kjo ka ndodhur.
 
Në të njëjtën kohë, në Greqi, hetimet për shqiptarët problematikë vazhdojnë, por me intensitet më të ulët.

Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›