E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat greke për zgjedhjet në Sqhipëri/ “Berisha fitoi zgjedhjet me 72 deputetë”

Gazeta greke “Kathimerini” jep lajmin e fitores së kryeministrit Berisha për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. Sipas artikullit të saj të shoqëruar me foton entuziaste të zotit Berisha dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike, fitorja e Kryeministrit shqiptar është e sigurt edhe pse me një diferencë të vogël. Megjithatë sipas saj ai fiton 72 mandate deputetësh duke krijuar edhe qeverinë e re. Kur procesi zgjedhor në Shqipëri nuk ka mbaruar ende, kalkulimet zgjedhore duket se nuk i kanë lënë të pa interesuar fqinjët tanë jugorë që i japin Berishës fitore të sigurt. 

Sipas artikullit të gazetës greke me numërimin e votave bëhet e qartë se “Partia e Qendrës së Djathtë e Kryeministrit aktual duket të arrijë 72 vende nga 140 gjithsej, kundrejt 65 vendeve të partisë Socialiste e udhëhequr nga Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama”. Më tej gazeta greke i referohet kompanisë së sondazheve Zogby që kishte parashikuar 69 vende për koalicionin e djathtë “Aleanca për Ndryshim”, 2 më pak se shifra e 71 deputetëve që duhen për të krijuar qeverinë. 

Sipas gazetës greke zgjedhjet parlamentare në Shqipëri brenda dhe jashtë vendit shihen si test kritik në rrugën e integrimit të Shqipërisë, një vendi ish komunist që kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian, një muaj pas anëtarësimit në NATO. 

Suedia sipas artikullit do të marrë nga Presidenca ceke kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim dhe do e analizojë këtë nën këndvështrimin e raportit përfundimtar të vëzhguesve që kanë qenë prezent në zgjedhjet e së dielës. OSBE ndërkaq ka nxjerrë rezultatin se në përgjithësi zgjedhjet kanë qenë të drejta edhe pse ka pasur disa parregullsi dhe gabime. Gazeta greke i referohet edhe deklaratës së komisionerit Rehn, i cili pohoi se zgjedhjet e së dielës nënvizuan qartësisht nevojën e klasës politike shqiptare në të gjithë drejtimet të punojë më fort në mënyrë që të zhvillojë në të ardhmen zgjedhje që do të jenë plotësisht të përputhshme me standardet ndërkombëtare. 

Vetë zoti Berisha pohoi se nga zgjedhjet nuk ka të humbur dhe fitues sepse një Shqipëri evropiane do të jetë atdheu i gjithë shqiptarëve.

Nga ana e tij Edi Rama ka rënë dakord se ka fituar Shqipëria evropiane, ndërsa pritet që 44-vjeçari, Rama pritet të ketë kontestime. 

Gazeta greke i bën analizë edhe përfaqësimit të minoritarëve në Parlamentin shqiptar duke përmendur se Prefekti i Gjirokastrës Spiro Ksera është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike pas ndarjes së tij nga Vangjel Dule.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›