Mediat italiane: Cavani i Chelseat

Sipas mediave italiane, Edinson Cavani ka arritur marrëveshje me Chelsean. Raportohet se sulmuesi uruguajan është pajtuar për të kaluar në Chelsea, ndërsa e tëra që ka mbetur është marrëveshja mes dy skuadrave.
8.5 milion euro në sezon është paga që e ka bindur Cavanin për kalimin te Chelsea. Skuadra londineze thuhet se i ka ofruar kontratë 5 vjeçare.
Cavani thuhet se do të ketë edhe një bisedë me presidentin e Napolit, De Laurentis të cilit do të kërkoj lejimin e largimit të tij./Indeksonline/