E Martë, 3 Nëntor 2026

Mediat izraelite: Anëtarët e Hamasit ishin droguar me “Captagon” gjatë sulmit të 7 tetorit

Disa nga militantët e Hamasit që sulmuan kibucët izraelitë pranë Rripit të Gazës më 7 tetor ishin nën ndikimin e një droge sintetike të njohur si “Captagon”, raporton kanali televiziv komercial izraelit 12.

Pilulat e lëndës narkotike ishin ende në xhepat e anëtarëve të Hamasit, të cilët mbetën të vrar pas luftimeve, bëhet e ditur në lajmin e televizionit izraelit. 

“Captagon” është një drogë e prodhuar në Liban e Siri, dhe njihet si “kokaina e të varfërve”, shkruan “Corriere della Sera”.

Një pilulë kushton 5 dollarë, shumë më lirë se një dozë heroine. E përzier me kafeinë, ajo u përdor edhe nga grupet anti-qeveritare gjatë luftës civile në Siri.

Në disa vende në Lindjen e Mesme kjo drogë është e lejuar.

Në vitin 2015 policia saudite bllokoi 22 milionë pilula të destinuara për festat dhe jahtet e sheikëve.
  
Gazetar Artur Mata  

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›