E Enjte, 5 Nëntor 2026

Mediat izraelite: Burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se presidenti iranian ka vdekur

Ushtria iraniane është “ngritur në këmbë” pas uljes emergjente që helikopteri i presidentit iranina bëri në një zonë malore në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin.

Autoritetet në Iran kanë nisur urgjentisht kërkimin për liderin Iranian, Ebrahim Raisi, por mjegulla dhe moti i keq vështirësojnë operacionin e kërkim shpëtimit.

“Nuk është ende e qartë se çfarë ndodhi me helikopterin e presidentit iranian, por burime diplomatike në Perëndim vlerësojnë se Raisi nuk i mbijetoi rrëzimit”.

Kjo u raportua në një përditësim nga TV izraelit Channel 12.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›