Mediat izraelite: Mund të jetë vrarë lideri suprem i Iranit, Khamenei

Mediat izraelite raportojnë mbi mundësinë e vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Sipas tyre, ka të ngjarë që ai të jetë vrarë në një sulm izraelit ditën e sotme, ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Burimet e cituara thonë se, Khamenei është plagosur dhe se ky vlerësim bazohej në imazhe satelitore që tregojnë shkatërrimin e kompleksit presidencial të tij, shkruan faxweb.al.
Raportohet se Khamenei pritet të mbajë një fjalim së shpejti por ai mund të jetë një fjalim i regjistruar më parë.
Ndërkohë, televizioni izraelite Kan raporton se “nuk ka kontakt me Khamenei dhe gjendja e tij nuk dihet”.