E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Kufizim prerjes se pyjeve


Prerja e pyjeve në forme ilegale, por edhe legale ka rritur ndjeshëm jo vetëm erozionin në shkallë vendi, por ka favorizuar edhe përmbytjet.

Kreu i Ministrise se Mjedisit Fatmir Mediu ne nje takim me perfaqesues te Akademise se Shkencave ka theksuar se ne vend operojne 240 firma, të cilat lejohen të shfrytëzojne pyjet. Mediu ka theksuar se do të kërkohet të vendoset një raport i kushtëzuar mes firmave dhe prerjes së pyjeve.

"Për fatin e keq në Shqipëri janë mbi 240 firma, të cilat merren me shfrytëzimin e sipërfaqeve pyjore, pjesa më e madhe e tyre, pa nivel të caktuar teknologjik, pa kushte profesionale ekspertizën e nevojshme për të kryer aktivitetet në nivelin që duhet. Për një sipërfaqe pyjore sic është Shqipëria është shumë e tepërt për të pasur një numër të tillë, që tregon një raport jo të qëndrueshëm dhe të drejtpërdrejt, qoftë të këtyrë kompanive, por dhe të individëve me pyjet. Ka ardhur koha për një reformë të thellë, nëse duam t'i ruajmë pyjet dhe t'i shtojmë në mënyrë racionale, duhet të gjejmë raportin e përgjëgjësisë të përdoruesve dhe atyre që shtojnë pyjet", tha Mediu.

Ministri i Mjedisit ka kerkuar qe te rishikohet partneriteti mes privatit dhe shtetit, ne menyre qe shfrytezimi i pyjeve te behet ne forme racionale dhe privatet te jete i interesuar te bashkepunoje. Edhe deputeti Jemin Gjana ka kerkuar qe ne buxhetin e shtetit te parashikohen me shume fonde, per sektorin e pyjeve, i cili gjate ketyre viteve eshte lene jashte vemendjes.

"Sektori i pyjeve është ende një sektor jashtë vëmendjes së programimit buxhetor të vendit. Ka edhe sektorë të tjerë. Unë jam i keqardhur që edhe bujqësia shqiptare nuk ka mundur në këto 20 vjet, në programimet buxhetore të ketë marrë dhe të jenë adresuar asaj financat, jo aq sa asaj i duhen", tha Berisha.

Ne kete takim eshte kerkuar qe te merren masa konkrete edhe per parandalimin e zjarreve ne pyje.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja Polemikat për Panairin e Librit
Vazhdojnë polemikat mes Shoqatës së Botuesve dhe shtëpisë botuese “Dudaj” për pjesëmarrjen e kësaj të fundit në Panairin e Librit, që do të nisë në Tiranë më 9 nëntor. I harruar në një përrallë
Natyra i ka falur gjithçka, ndryshe nga shtetarët që ikin e vijnë pa u kujtuar për egzistencën e tij. Curraj i epërm është një fshat që shtrihet thellë mes malesh, një parajsë e fshehur që pak ose aspak e njohin. E megjithatë, kjo zonë përpiqet të mbijetojë duke u kapur fort pas shpresës se dikur historia do të ndryshoje, e jeta do të rikthehet sërisht në fshatin mes grykave të Tropojës. Studentët kundër MASH
Studentët e masterit shkencor të degës ‘Teoria politike’ pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës i kërkojnë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të heqë TOEFL-in si kusht për të marrë diplomën e masterit. Shqipëri-Kosovë, abetare e përbashkët
Nxënësit në Kosovë dhe Shqipëri që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, vitin e ardhshëm, pritet ta kenë në duart e tyre një abetare të përbashkët. Bello: Popullsia po rritet me ritme të shpejta
Manuela Bello, asisent përfaqësesja e UNFPA-së në Shqipëri shprehet, se popullsia në rang botëror po rritet me një shpejtësi të madhe.


Lajmet kryesore

Prokuroria: Burg përjetë për Pinarin, Minxhollin e Delijorgjin
Avokatët: Dy muaj kohë për mbrojtjen
Arvizu: Partitë të bashkëpunojnë
Referendumi, reagime të forta në Greqi
Referendumi në Greqi, ulje në bursat europiane
Sarandë, konfiskohen 127 kg kanabis

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›