Mediu: PD marrëdhënie të sinqertë me aleatët. Rama i mban ca te dera ca te oxhaku
TIRANE – Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu konsideron se marrëdhënia e PD-së me aleatët e saj është një marrëdhënie e sinqertë, ndryshe nga koalicioni i majtë, që sipas tij, i ka zhvlerësuar të gjithë përveç Ilir Metës. Në një intervistë me gazetaren Ola Bruko, në rubrikën “Opinion” në “News24”, Mediu tha se përfshirja në listat e PD-së nuk ishte qëllim i tij, por shprehet i bindur se ky vendim do të shërbejë për të mbledhur më shumë vota për koalicionin e djathtë.
“Ideja e përfshirjes time në listat e PD-së nuk ka qenë aspak qëllimi im. Ideja ishte përfshirja në një koalicion sa më të gjerë. Marrëdhënia që ndodhi me mirëkuptimin e PD-së ishte për të krijuar më tepër hapësira. Shpresoj që të kemi vepruar drejt. Mund të them me bindje se marrëdhënia e me PD-në është e sinqertë. Dalja e Ramës sot vetëm me Metën, ka bërë që aleatët e tjerë të zhvlerësohen. Nuk mund të jenë ca te dera e ca gjithmonë tek oxhaku.”- shprehet Mediu.
Më tej zoti Mediu vlerësoi përfshirjen e Agron Dukës në listat e kandidatëve të Partisë Republikane.
“Me zotin Duka ndjehem krenar që PR ka një autoritet të tillë që kandidon. Ai do të jetë përfaqësues i banorëve të qarkut të Durrësit, më tepër se përfaqësues i PR-së. Eshtë e turpshme pas 22 vjetësh në politikë të dëgjosh fjalën tradhtar. Liria e zgjedhjes është ajo që kemi fituar, nuk na e ka falur as zoti Rama, askush. Na e ka falur zoti.”- u shpreh Mediu.
I pyetur nëse Duka është vërtet një pikë e fortë në kandidaturat e republikanëve, Mediu tha se “z Duka është një vlerë e shtuar në PR. Zgjedhjet do e tregojnë, të paktën fushata elektorale është e tillë, z Duka në disa kuptime është vlerë intelektuale. Duka është në vendin e vet dhe do të jetë një deputet i fuqishëm në qarkun e Durrësit”.
Ndërsa rreth pyetjes nëse e djathta fiton zgjedhjet, a do të pranonte Fatmir Mediu një portofol ministror, kreu i PR tha se kjo varet në bazë të kontributit që do të japë PR në këto zgjedhje parlamentare.
“Nëse demokratët fitojnë zgjedhjet, në bazë të kontributit do të mësojmë, nëse do kemi portofol në qeveri. Nuk është Fatmir Mediu as i pari as i fundit që duhet të jetë në qeveri, sepse ka njerëz me shumë potenciale në PR, që duhet të jenë në qeveri”.
(er.nu/d.b/BalkanWeb)