E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu e Tahiri në SHBA, marrin mbështetje për pronat

Ministri i Mjedisit, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, së bashku me deputetin e PDIU Dashamir Tahiri, zhvilluan një vizitë pune një Washington.
Gjatë vizitës në SHBA, dy politikanët shqiptarët morën mbështetje për çështjen e pronave dhe për reformën zgjedhore.
Ata janë takuar me kryetarin e Kongresit, John Bohener, i cili ka vlerësuar zhvillimet demokratike në Shqipëri, rolin dhe kontributin e Shqipërise dhe faktorit shqiptar në Ballkan.
Ai çmoi vecanërisht kontributet konkrete të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s, angazhimet e saj në misionet paqeruajtese, sidomos kontributin e drejtpërdrejtë ushtarak në Afganistan.
Në të gjitha takimet që dy politikanët shqiptarë kanë zhvilluar me kongresmenët, këta të fundit kanë theksuar se mbështesin zhvillimet në Shqipëri, reformat e qeverisë, por njëkohësisht kanë kërkuar bashkëpunim të forcave politike për interesat e vendit dhe në mënyrë konkrete të proceseve integruese.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›