E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Korçë për mjedisin

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka vijuar turin e analizave të situatës mjedisore në qytetin e Korçës ku ka diskutuar me specialistë, të zgjedhurit vendore, deputetët e zonës si dhe kreun e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese zotin Jemin Gjana.

Ministri Mediu kërkoi përfshirje më të madhe të të gjitha strukturave për zgjidhjen dhe përmirësimin e problemeve mjedisore që shfaqen në qarkun e Korçës.

Problematika kryesore që u trajtua i përkiste pyjeve dhe dëmtimit të tyre, por edhe hedhjes së mbetjeve të ngurta në Liqenin e Ohrit , guroret dhe ish miniera e hekur-nikelit në Gurin e Kuq, si dhe ndërtimet e paligjshme në bregun e liqenit.

Gjithashtu u trajtuan edhe problemet e Liqenit të Prespës si një tjetër pasuri e cila kërkon vëmendje të veçantë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›