Medon Berisha, gol me vlerën e tri pikëve

“Goli i dytë në Serinë A vlen tri pikë. E nisi dhe e përfundoi aksionin, që vlen një fitore vendimtare për trajnerin Di Francesco”. Ky është Medon Berisha, mesfushori i Lecce-s, i cili i dha fitoren 1-0 skuadrës së tij në transfertë përballë Fiorentinës.
Pasi dështoi të shënonte në 28 paraqitjet e tij të para në turne, Medon Berisha ka shënuar në dy nga tre ndeshjet e tij të fundit në Serinë A. Është mesfushori i parë i Lecce-s që gjen rrjetën në dy ndeshje radhazi jashtë fushe në këtë garë që nga Marco Mancosu (tre radhazi në 2020).
Lecce fitoi 1-0 dhe u ngjit në 9 pikë në renditje, Fiorentina mbeti në 4 pikë me trajnerin Pioli gjithnjë e më shumë në dyshim.