Medvdev ftohet në Poloni për 65 vjetorin e çlirimit të Auschwitz-it
Presidenti polak Lech Kaczynski ftoi homologun e tij rus Dmitri Medvedev në përvjetorin e 65-të të çlirimit të kampit famëkeq nazist, Auschwitz.Zyra e presidentit Kaczynski konfirmoi ftesën në një deklaratë në faqen e tij të internetit. Ky hap shihet si një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.Më shumë se një milionë vetë vdiqën në kampin Auschwitz në jug të Polonisë – shumica e tyre hebrenj – para se ai të çlirohej nga trupat sovjetike më 27 janar të vitit 1945.Kampi ishte pjesë e një rrjeti të krijuar nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore për të shfarosur hebrenjtë dhe këdo tjetër që konsiderohej i padëshiruar.Veprimtaritë me rastin e përvjetorit në vendin e kampit, që është tani një muze, pritet të sjellin shumë zyrtarë të huaj