E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Defektet teknike, shkak i mbytjes së anijes

MOSKE- Presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha se anija që u fundos në Lumin Vollga, ka qenë në gjendje të dobët teknike dhe bëri thirrje për rishikim të tërësishëm të infrastrukturës së transportit në vend.

Tashmë është e qartë se ky incident nuk do të ndodhte, madje edhe në kushte të tilla atmosferike, në qoftë se do të ndiqeshin të gjitha rregullat e sigurisë teknike. Është e nevojshme të hetojmë përse ka ndodhur kjo dhe përse pronari i anijes e ka përdorur atë në kushte të tilla teknike, tha Medvedev.

Ministria e Emergjencës në Rusi tha se nuk ka pothuajse asnjë shpresë për të mbijetuar të tjerë. Ministri Sergei Shoigu tha se anija ishte e ngarkuar me 208 njerëz në bord kur ajo u përmbyt në afërsi të kryeqytetit të Tatarstanit Kazan.

Ai po ashtu bëri të ditur se 80 veta kanë shpëtuar, shumica nga ta pasi kishin kaluar mbi një orë në ujë.

Ekipet e shpëtimit deri më tash kanë nxjerrë 13 trupa, ndërsa mbi 100 të tjerë ndodhen ende brenda anijes. Rreth 50 fëmijë mendohet të jenë në mesin e tyre. (rel)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›