Medvedev: Do reagojmë ndaj sistemit amerikan anti-raketë
Gjatë një konference shtypi në kuadër të samitit të G8-s në Itali, Medvedev iu referua gjithashtu një urdhri të tij të pak muajve më parë për dislokimin e raketave ruse në enklavën perëndimore të Kaliningradit, si kundërpërgjigje ndaj instalimit të mundshëm të sistemit amerikan të mbrojtjes anti-raketë në Evropë.
"Nëse nuk arrijmë të biem dakord për këto çështje, atëherë pasojat tashmë mund t'i dini. Ato çfarë kam deklaruar gjatë fjalimit drejtuar kombit nuk kanë ndryshuar aspak", shtoi Medvedev.
"Nëse nuk arrijmë të biem dakord për këto çështje, atëherë pasojat tashmë mund t'i dini. Ato çfarë kam deklaruar gjatë fjalimit drejtuar kombit nuk kanë ndryshuar aspak", shtoi Medvedev.