Medvedev: Gati ti reduktojme armet atomike

Presidenti rus Dmitri Medvedev ka deklaruar sot nga Amsterdami se, Rusia eshte e gatshme te reduktoje armatimin e saj berthamor.
“Ne jemi te gatshem qe ta reduktojme nje pjese te armatimit tone strategjik, ashtu sic parashikon marreveshja START”, ka pohuar Medvedev.
START eshte marreveshja per reduktimin e armatimit strategjik, per te cilen Moska dhe Uashingtoni po zhvillojne negociata.
Medvedev ndodhet ne Amsterdam me rastin e inaugurimit te nje dege te muzeut te trashegimise shteterore te Rusise.