E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Po Gjeorgjise, jo Sakashvilit

Presidenti rus, Dimitri Medvedev ka theksuar vullnetin e tij per te permiresuar marredheniet me Gjeorgjine.

Megjithate ai ka theksuar se nuk do te kete asnje kontakt me presidentin aktual gjorgjian, Mikhail Saakashvili.

"Ne duam te kemi marredhenie te mira me Gjeorgjine, ne e duam popullin gjeorgjian. Por nuk duam te kemi asnje raport me zotin Saakashvili", tha Medvedev.

"Nese per pasoje te nje procesi demokratik ne Gjeorgji, do te kishte nje ndryshim te qeverise, une jam i gatshem te shqyrtoj mundesine per te permiresuar marredheniet ndermjet dy vendeve", shtoi presidenti rus.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›