E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev dhuron 12 mijë dollarë për rindërtim

Moskë, 7 gusht - Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev ka dhuruar 12 mijë dollarë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga zjarret.

Agjencia Ria Novosti citoi zëdhënësen e tij, Natalia Timakova, të ketë thënë se "pritet që edhe zyrtarët tjerë të lartë ta ndjekin shembullin e presidentit".

Ajo tha se presidenti shpreson se qytetarët e zakonshëm gjithashtu do të dhurojnë para për viktimat.

Mijëra njerëz kanë mbetur pa strehë nga zjarret që i kanë shkrumbuar pjesë të ndryshme të Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›