E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev mbeshtet lirimin e Pussy Riot

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, këshilloi lirimin e tre akivisteve anti-Putin të bandës muzikore “Pussy Riot”.

Në muajin gusht, tre anëtaret e grupit u dënuan me nga dy vjet heqje lirie për mbajtjen e një proteste kundër presidentit në një katedrale në Moskë, të konsideruar nga gjykata si një akt huliganizmi.

Në një deklaratë, Medvedev u shpreh se u ndie i ofenduar nga veprimet e “Pussy Riot”, por vlerësoi se pesë muajt e kaluar prej grupit në paraburgim ishin një dënimin i përshtatshëm.

Burgosja e këngëtareve ngjalli protesta të shumta në të gjithë botën.

“Pussy Riot” do të ketë mundësinë të apelojnë vendimin e shkallës së parë të gjykatës në seancën e apelit, që do të mbahet në datën 1 tetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›