E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev në mbështetje të Putin

Kryeministri rus Dimitri Medvedev tha se Vlladimir Putin ka të drejtë “morale” që të kthehet në Kremlin për një mandat të tretë presidencial.

Duke folur në një intervistë televizive, Medvedev mbrojti të hënën shkëmbimin e posteve, ku ai u bë kryeministër për herë të dytë, pas një mandati presidencial, ndërsa Putin president.

Medvedev tha se megjithatë i kupton protestuesit që kundërshtonin vazhdimin e regjimit të Putinit.

Ai gjithashtu mohoi se nuk i dëgjohet zëri nën Putinin, duke thënë se puna e kryeministrit lidhet me jetët e miliona njerëzve dhe nuk mund të shihet si “rol Iithjeshtë teknik”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›