Megan Fox pak ngushellim per Lakers

Aktorja Megan Fox ishte atraksioni kryesor në “Staples Center” të Los Anxhelosit, mbase edhe sepse Kobe Bryant me shokë nuk shkëlqyen dhe humbën në fushën e tyre ndaj Denverit (Lakers-Nuggets 90-95).
Për tifozët e mërzitur të vendasve, Fox “justifikoi” vlerën e biletës, ndërsa dukej e mrekullueshme përkrah të dashurit të saj Green.
Megjithatë, e fotografuar në hyrjen e stadiumit, Megan nuk dukej veçanërisht entuziaste nga ideja që po shkonte të shikonte një ndeshje basketbolli, ndërsa ngjante më shumë sikur i dashuri i saj po e merrte “zvarrë” në këtë eveniment.